Festuan me fishekzjarrë, por i vunë zjarrin maleve në Dhërmi. Flakët shumë pranë resorteve luksoze

Një festë me fishekzjarrë kanë shkaktuar ndezjen e në zjarri në malet e Dhërmiut gjatë mesnatës. Zjarri ka rënë rreth orës 00.10 dhe janë dashur mbi 3 orë punë nga forcat zjarrfikëse të Himarës për të vënën nën kontroll flakët dhe sharjen e tyre.
Zjarri ishte shumë pranë një resorit turistik në malet e Dhërmiut, por fatmirësisht flakët nuk kanë prekur objektin por kanë djegur një sipërfaqe shkurresh në zonë.

Sipas zjarrfikësve shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ndezja e fishekzjarrëve nga një agjenci eventesh.
Për shuarjen e flakëve u angazhua zjarrfikësja e Himarës dhe zjarrfikëset e stacionuara pranë tunelit të Llogarasë.
Policia e Himarës shoqëroi 3 persona si shkaktar të flakëve që mbërthyen gjatë natës malin e Dhërmiut mbi një prej resorteve luksoze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




