FIA, masa të tjera për efektin “Porpoising”

Formula 1 | 4 vite më parë

FIA ka zhvilluar një tjetër takim me skuadrat e Formula 1 për t’i përcjellë ndryshimet që do të bëhen, duke filluar nga gara e Belgjikës. FIA kërkon të reduktojë dhe me shpresë eliminimin e problemit të porpoising në një afat të shkurtër. Nuk ka qenë aq e dukshme në garat e fundit, por FIA ende nuk kishte marrë masa për këtë çështje. Që nga hyrja në epokën e re të F1, e famshmja ‘porpoising’ ka qenë problemi kryesor për të gjitha makinat. Për këtë arsye, pas dy garave në Silverstone dhe Austri, FIA, Formula 1 dhe drejtorët teknikë të ekipeve janë mbledhur në një komision të ri për të diskutuar këtë çështje.

Sipas organizatës më të lartë, angazhimi i tyre bazohet në “zvogëlimin dhe me shpresë, eliminimin e problemit në një afat të shkurtër”, pasi e konsiderojnë atë “një çështje të rëndësishme sigurie” që duhet të trajtohet sa më shpejt. Në garat e fundit “problemi është reduktuar disi”. Duke qenë se në 2023 tendenca e makinave është që të rrisin fuqinë motorike, do ta përkeqësojë ndjeshëm efektin porpoising. E duke qenë përgjegjëse për sigurinë e pilotëve, organizata ka vendosur të modifikojë rregulloren.

Këto masa do të zbatohen nga Çmimi i Madh i Belgjikës në Spa (31 korrik), duke qenë një zgjidhje afatshkurtër, por pa ndërprerje të punës në funksion të së ardhmes së largët. Me synimin vitin 2023, FIA ka avancuar tashmë me disa hapa, të cilat duhen ndjekur, si detyrim, makinat duhet të ngrenë skajet e saj me 25 mm, ngritja e pjesës qendrore të difuzorit, futja e një sensori më të besueshëm për të ndihmuar në përcaktimin e sasisë së lëkundjes aerodinamike dhe futjen e testeve më të rrepta për devijimin anësor të makinës.

Masat do t’i nënshtrohen shqyrtimit në Këshillin Botëror të Sportit Motorik në pritje të miratimit të tij. Për më tepër, në të njëjtin Komision, ekipet dhe organizatat diskutuan incidentin e rëndë të Guanyu Zhou në Silverstone, me një iniciativë nga të dyja palët për të futur masa më të rrepta mbrojtëse në pjesën e sipërme të makinës, nëse rrotullohet në rast aksidenti. Kjo gjë duhet bërë deri në vitin 2023.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme