Fier, mbetjet e hidrokarbureve rrezikojnë shëndetin e banorëve dhe tokat bujqësore

Mbetjet e hidrokarbureve të kompanive të naftës, janë kthyer në problematikë të përditshme për banorët e fshatit Kallm i Madh në Bashkinë Fier. Ato janë hedhur në gropa të hapura, duke kontaminuar tokat bujqesore, por duke rrezikuar gjithmonë e më shumë shëndetin e banorëve . Për shkak të temperaturave të larta, era e hidrokarbureve përhapet në të gjithë fshatin .
Problem mbeten edhe tokat bujqësore afër gropave me serë, të cilat janë të ndotura. Banorët kërkojnë që të merren masa për këtë situatë. Përveç heqjes së tyre, ata kërkojnë që këto gropa të rrethohen për të mos krijuar rrezik. Kjo situatë ka më shumë se 30 vite dhe ende nuk është marrë asnjë masë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




