Fier, nis faza e dytë e rehabilitimit të Gjanicës

Sociale | 5 vite më parë

Nis faza e dytë e rehabilitimit të lumit Gjanica në Fier. Bashkia thotë se përmes këtij projekti synohet ripërtëritja urbane dhe qëndrueshmëria e zhvillimit mjedisor, ekonomik e kulturor të zonës. Punimet do të përfundojnë në qershorin e vitit të ardhshëm. Ka nisur loti i dytë i rehabilitimit të lumit Gjanica në Fier me një gjatësi prej 2 km. 
Ky investim nis aty ku përfundoi loti i parë (që ka një gjatësi prej 750 metër) i Rikonceptimit të qendrës  nga “Ura me shkallë” deri te “Ura e Sheqit”. 
Vlera e këtij investimi shkon në 630 milion lekë të rinj financuar nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. 
Kompania që po kryen punimet duke i’u referuar edhe kontratës, parashikon një periudhë prej 18 muajsh punime dhe përmbylljen e kësaj vepre në qershor të vitit 2022. 
Suela Kondi, Drejtuesja e Urbanistikës në bashkinë Fier. Rikualifikimi dhe sistemimi i Lumit Gjanica do të sjellë impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës në qytet, pasi parashikohet ripërtëritje urbane dhe qëndrueshmëri e zhvillimit mjedisor, ekonomik e kulturor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme