Fier, rikthehet “Një Koncert për Paqen”, traditë e nisur 7 vite më parë

“Një Koncert për Paqen” rikthehet në Fier, traditë e nisur 7 vite më parë. Mbrëmjen e së hënës, zërat brilantë të dy solistëve italianë, sopranos Valentina Varriale, baritonit Giuseppe Naviglio, kori dhe Orkestra Italiane “Magna Grecia ” kanë dhuruar për artdashësit fierakë një mbrëmje magjike.
Artistët italiane nën dirigjimin e Luigi Leos sollën për publikun fierak një repertor të larmishëm me emra të kompozitorëve të mëdhenj Italianë si Verdi, Puccini etj.
Ideatori i këtij projekti Agron Xoxe është shprehur se ky projekt nisi në vitin 2016 si një nxitje për shkëmbim kulturash, me pjesëmarrjen e Orkestrës pulieze Magna Grecia ndërsa në vite u rrit me pjesëmarrjen edhe të vendeve të tjera si Mali zi, Maqedonia, Shqipëria e Greqia.
Ky aktivitet, i programuar si “një koncert për paqen” ka si qëllim bashkimin e popujve dhe kulturave të ndryshme, si një koncept unik i paqes universale.
Ndërkohë, turneu i kësaj shfaqjeje do të vijojë në Greqi, Itali për t’u rikthyer përsëri në Fier më 16 shtator, por këtë herë edhe me pjesëmarrjen edhe të solisteve brilante shqiptarë Josif Gjipali e Kastriot Tusha.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




