“Fieri është kryeqyteti i socialistëve”, Rama: PS nuk e ka cenuar kurrë interesin kombëtar

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit është ndalur sot pasdite në qytetin e Fierit, ku ka kërkuar mbështetjen masive për PS-në.

Si kryeqyteti i socialistëve, u shpreh Rama, dua të shpërndahet nga këtu fryma e një fitoreje të paparë deri më sot.

“Kjo parti qysh ka hedhur hapin e parë në jetë se ka cenuar kurrë interesin kombëtar dhe është forca më kuq e zi e Shqipërisë dhe si e tillë ka misionin ta mbajë në krah Shqipërinë dhe ta ngjisin në majën ku ne do të shlyejmë amanetin e të parëve tanë. Rilinadasit e lanë të shkuar se dielli për shqiptarët lind andej nga perëndon’, tha ai.

Më tej Rama shtoi se “është një pamje fantastike këtu dhe do ishte bukur shumë të shihni atë që shumë unë tani. Është një det kuqezi dhe nuk ka si të jetë ndryshe, Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti I socialistëve.”

Duke folur për investimet e bëra në qytetin e Fierit, kreu i qeverisë, u shpreh se, “Kur kemi nisur këtë rrugë ky shesh nuk ekzistonte, përkundrazi ishte problemi I kthyer në plagë, Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe derdhte llumrat në rrugët e Fierit. Dhe ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu ne e kthyem të gjithë organizmin të Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenarë kudo ku shkojmë nëpër botë. Nuk e ulim më kokën nuk kemi më zor të themi jam shqiptar, nuk kemi më asnjë vështirësi përkundrazi jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë. Gjithmonë e më shumë njerëz vijnë në vendin tonë, duan të dinë për vendin tonë. Në këto vite, ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që I kemi dhënë flamurit kuq e zi që deri dje e valëvisnin me krenari vetëm në stadium po nuk e shihnim gjëkundi të qëndronte mes flamujve të tjerë si i barabartë. Ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare’-tha Rama

Kryesocialisti Rama nuk la pa komentuar dhe takimin e opozitës pak ditë më parë në fier, teksa tha se “Fieri dhe Shqipëria s’mund të bëhen gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur”.

 “Këneta u mblodh këtu në shesh dhe u duk si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica që ishin lënë këtu për ti marrë dhe pastruar shiu. Këneta që këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në Parlament dikë që jo që nuk e meriton besimin e këtij qyteti, të asnjë qyteti dhe fshati të qarkut të Fierit. Nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe ky qark. Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësua nga Gazi i botës, i ndarë mes Shqipërisë 20230 në BE dhe gazi të botës. Nuk mund të bëhet Fieri gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur që nuk di më si të vazhdojë fjalitë. Pas një politikani që ka marrë peng opozitën për interesin e tij, por kurrë s’mund të marrë peng Fierin dhe Shqipërinë.”, tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme