“Filluam me sharje e më pas … me thikë,” flet i mituri që u dënua: Ja si nisi konflikti

22 të mitur e adoleshentë vuajnë dënimin në burgun e Kavajës për vepra të ndryshme penale. Një prej këtyre të miturve në një rrëfim ekskluziv për “Jetë Shqiptare” ka bërë me dije arsyen e arrestimit.
I riu rrëfeu se ishte bërë pjesë e një grupi, pjesëtarët e të cilit ishin konfliktuar me persona të një tjetër grupi shokësh. Konflikti verbal, rrëfeu i riu, agravoi në përdorimin e thikave, arsye për të cilën ai po vuan dënim në burgun e Kavajës. I riu deklaron se është penduar thellësisht për ngjarjen, ndërsa ka bërë thirrje për shmangien e konlikteve dhe qëndrimin sa më gjatë me familjarët.
“Ishim grupe- grupe dhe shokët e mi ishin zënë me grupin tjetër.
Filluan duke u shanë. Unë në atë moment shkoj në një shkollë. Aty u takova me nja dy shokët e mi. Aty ishte një tjetër në grup me këta. Ai merr në telefon shokët e tij dhe vijnë ata, mblidhen nja 10 vetë. Në atë moment nisi konflikti. Një moshatar nxori thikën, do ia ngulte një shokut tim., Unë atë e shtyva, mu sulën të gjithë dhe në atë moment ja futa një makine me sup dhe U pengova dhe rashë. Aty në rrahën, më çan me thikë. Aty nisi konflikti dhe më tej ndodhi që erdha këtu. Jam bërë pishman që ndodhi kjo gjë”, thotë i mituri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




