Finalizohet operacioni “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik klandestinësh, emigranti turk rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Strukturat e Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan kanë finalizuar me sukses operacionin “Border”, duke goditur një rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Në pranga kanë rënë shtetasit D. Z. dhe bashkëshortja e tij T. Z., banues në Maqedoninë e Veriut, si dhe shtetasi T. Q., banues në Prrenjas.
Skema e trafikut
Sipas hetimeve disajavore, çifti nga Maqedonia e Veriut e kishte transportuar emigrantin turk deri pranë kufirit të gjelbër në Qafë Thanë. Aty, me ndihmën e 39-vjeçarit nga Rrajca, u bë e mundur hyrja ilegale e tij në territorin shqiptar, me destinacion final Tiranën.
Surpriza e operacionit
Shtetasi turk që po transportohej, S. K., 31 vjeç, pas verifikimeve rezultoi se ishte person në kërkim nga autoritetet turke për vepra penale në fushën e krimeve të rënda dhe narkotikëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 4 celularë dhe shuma parash në valuta të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



