Finlanda e Suedia drejt anëtarësimit në NATO, PS i kërkon Kuvendit përshpejtim të proceduarve për ratifikimin e protokolleve

Politikë | 4 vite më parë

Partia Socialiste i kërkon Kuvendit që të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. PS kërkon që ratifikimi i protokolleve për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO të bëhen në seancën e 7 korrikut duke e futur në rendin e ditës. Letra është dërguar në Kuvend me firmën e 30 deputetëve të PS-së.

Në të kërkohet “ Shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve: “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës” dhe “Për propozimin e projektligjit “Për Ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Mbretërisë së Suedisë””.

Gjatë samitit të NATO-s në Madrit iu hap rruga e anëtarësimit Suedisë dhe Finlandës në Aleancë, ku një ditëm më parë ambasadorët e NATO-s nënshkruan Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme