Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë, shkak emigrantët e paligjshëm

Finlanda do të mbyllë pikën e fundit operative në kufirin e saj rus të enjten, duke mbyllur kështu plotësisht kufirin lindor të vendit të NATO-s me Rusinë për dy javë për shkak të shqetësimeve për migrimin.
Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez.
Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha në njoftimin se “Rusia po mundëson instrumentalizimin e njerëzve dhe i drejton ata drejt kufirit finlandez në kushte të vështira dimri. Finlanda është e vendosur t’i japë fund këtij fenomeni”.
Finlanda kishte vetëm një pikë të mbetur kufitare të hapur, pasi qeveria mbylli shtatë të tjera për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Finlanda ndan një kufi 830 milje të gjatë me Rusinë. Kalimi ishte një nga pikat e pakta të hyrjes për rusët pasi shumë vende perëndimore mbyllën hapësirën e tyre ajrore dhe kufijtë për avionët rusë në përgjigje të pushtimit në Ukrainë./CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




