Firmoset marrëveshja, Komisioneri për Informimin me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë e Dëgjojnë

Sociale | 4 vite më parë

Garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve është detyrim dhe përgjegjësi si në sferën publike ashtu edhe në atë private. Në këtë kontekst, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë dhe Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të nxisë aksesin në informacionin publik dhe mbrojtje e të dhënave personale për këto komunitete, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të tyre për ushtrimin në praktikë të drejtave.

Marrëveshja gjithashtu ka te beje me çështje që prekin objektin e veprimtarisë së tre palëve, me qëllim; angazhimin e përbashkët për njohjen dhe ndërgjegjësimin me qëllim ushtrimin efektiv të drejtave themelore të njeriut; angazhimin për trajtimin e rasteve të individëve që u përkasin këtyre komuniteteve në raport me veprimtarinë e organeve të administratës publike apo private; lehtësimin e shkëmbimit të informacionit midis palëve; organizimin e aktiviteteve  të përbashkëta në përputhje me objektin e veprimtarisë së palëve.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme