Firmoset marrëveshja për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes Belinda Balluku ka firmosur marrëveshjen me “Verbund AG”, kompaninë austriake, për ndërtimin e parkut të parë eolik në Shqipëri.
Sipas Ballukut kjo marrëveshje është arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë.
Ajo shton se së shpejti do të firmosen edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand.
“Firmosëm sot me Verbund AG, kompaninë 🇦🇹austriake, marrëveshjen për ndërtimin e parkut të parë eolik në 🇦🇱Shqipëri, i arritur përmes ankandit të zhvilluar, i cili u përmbyll me sukses të plotë pak kohë më parë. Së shpejti do të firmosim edhe dy kontratat e tjera të cilat plotësojnë sasinë maksimale të përfituar nga ky ankand”, shkruan në postimin e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
Deri më tani nga ERE janë vetëm dy licenca sa i takon prodhimit të energjisë nga era, ndërsa në korrik të vitit të kaluar qeveria shpalli edhe fituesit e ankandeve për impiantet eolikë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




