Fitorja e Tavos në Himarë, Teliti: Krim elektoral i përmasave galopante

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorjan Teliti në një lidhje të drejtpërdrejtë nga studio e RTSH 24, ka komentuar fitoren e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës, nga socialisti Vangjel Tavo.
Teliti hodhi akuza se Partia Socialiste abuzoi me vullnetin dhe votën e qytetarëve, ndërsa shtoi se ditën e zgjedhjeve (4 gusht) administrata shtetërore dhe eksponentë të krimit, ishin në terren.
Sipas Telitit, dita e djeshme ishte pasqyrë e qartë e asaj se si mendon Rama të organizojë zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës.
“Si është e mundur që 311 persona janë transferuar gjatë muajve të fundit nga qytete të tjera për të marrë pashaportizimin në bashkinë e Himarës.
Si është e mundur që gjithë administrate shtetërore dje ishte në terren? Si është e mundur që eksponentë të krimit ishin dje në terren?
Si është e mundur që njerëzit dje futeshin në QV dhe kërcënonin votuesit?
Këto janë skemat e manipulimit.
Dje ishte pasqyrë e qartë e asaj që pritet dhe që mendon Edi Rama ti organizojë në 2025. Siç i ka bërë në 6 palë zgjedhje.
Të njëjta skema. Abuzim me vullnetin dhe votën e qytetarëve”, u shpreh Teliti.
Ky i fundit theksoi se me zgjedhjet në Himarë ka ndodhur krim elektoral i përmasave galopante.
“Të mohosh qytetarëve që kanë mjetin e ID në dorë, por asgjë nuk i ndalonte të votonin.
Por dje nuk u lejua. Qindra qytetarë largoheshin dje nga qendrat e votimit pa pasur mundësi të votonin. Dje ka ndodhur një krim elektoral i përmasave galoponte”, u shpreh më tej ai.
Teliti shtoi se Kryeministri Edi Rama i ka bënë syrin Himarës pasi për të, nënvizoi ai, ka interesa shumë të mëdha, kryesisht në sektorin e turizmit.
“Edi Rama ia kishte vënë syrin Himarës. Sepse Himara ka interesa shumë të mëdha në sektorin e turizmit.
Himara do zhvillohet me restortet e mëdha e më tjetërsime pronash, nga prona të himariotëve që u jepet grushtit të oligarkëve që kanë prej 11 vitesh që përfitojnë”, deklaroi Teliti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




