Fjalimi i Ramës në Strasburg, Berisha: Anti-shqiptar! I futi thikën pas shpine Kosovës

Në konferencën e përjavshme me gazetarët Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha ka dënuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama mbajtur në Strasburg për raportin e Dick Martyt. Për Berishën, fjalimi i kryeministrit ishte anti-shqiptar ndërsa shton se Rama i futi thikën pas shpine Kosovës me qëndrimin e tij.
“Denoncoj me forcën më të madhe fjalimin anti-shqiptar të Edi Ramës në Strasburg. Thikat pas shpine që ky armik i egër i kombit shqiptar i futi kombit tonë, Kosovës dhe Shqipërisë në fjalën e tij. Edi Rama në Strasburg me fjalën e tij tërguz, dyfish e kohës së lejuar, të cilën sot mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë. Me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të KiE dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve dhe fyerjeve të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se aty ai ishte kryeministër i një vendi anëtare të Këshillit të Evropës dhe NATO-s”, tha Berisha. Sipas kreut demokrat, Kryeministri me qëndrimin dhe fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të KE, miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, që sipas tij, është goditja më e rëndë që mund t’i bëhej kombit. Po ashtu, Berisha teska theksoi se kreu i qeverisë goditi Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të ndalojnë fushatën politike të Ramës.
“Edi Rama miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit tonë nga një tradhtar shqiptar. Edi Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës në momentin më të papërshtatshëm të Kosovës. Në sallën e këtij tempulli lëshoi lumë akuzash ndaj tij në të ekzistencën e atij institucioni. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Edi Ramës”, tha Berisha teksa theksoi se me qëndrimin e tij, Rama po dëmton gjendjen e udhëheqësve politikë të burgosur në Hagë.
“Akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari kam teksin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në KiE që është plotësisht dakord për një hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Rama ka qenë kryetar i PS kur deputetët e tij votuan pa përjashtim që të gjithë ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë, ishte 100% dakord me këtë. Ai po dëmton thellë, shoh me keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë që nuk e frenojnë Ramën, po dëmton gjendjen e udhëheqësve politikë të burgosur në Hagë, nëse presidenti i një vendi u arrestua në avion, ndodhi për shkak të fushatës antigjykatë të hapur të Edi Ramës dhe Batonit”, tha Berisha.
Për Sali Berishën, Partia Demokratike ka të hapur çdo opsion që mund të çojë në bashkimin e saj. “Opozita nuk e humb kurrë foksuin si gardiane e interesit të qytetarëve shqiptarë. Bashkimi është një proces”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




