Flamuri i BE-së në parlamentin ukrainas pas fjalimit të Presidentes së KE-së: Keni fituar respektin e të gjitha vendeve anëtare

Flamuri i BE-së është ngritur sot në sallën plenare të parlamentit të Ukrainës pas një fjalimi të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo e fundit në një video mesazh në Parlament, ka përgëzuar Ukrainën që u bë vend kandidat për në Bashkimin Evropian. “Ju keni fituar miratimin dhe respektin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së,” tha ajo.
Ndërkohë sipas The Guardian Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk duhet të marrë vite apo dekada.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




