Flamuri shqiptar në ballkone, Rama: Nismë e bukur për ditët më të veçanta të historisë!

Në prag të festave të Nëntorit, është kthyer tashmë në traditë që në ballkonet e banesave dhe shtëpive të valëvitet flamuri shqiptar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga kjo nismë e bukur në prag të festave të 28 nëntorit 1912, shpalljes së pavarësisë dhe 29 nëntorit 1944, çlirimit të Shqipërisë, ditë mjaftë domethënëse për shqiptarët. “Mirëmëngjes, me këtë nismë të bukur të familjeve shqiptare për ditët më të veçanta të historisë sonë”, shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




