Flamurtari, tanimë për të tjera trofe

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Flamurtari në basketboll për femra është fituesi i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa kjo arritje e vajzave vlonjate është cilësuar shumë e rëndësishme nga shefi i klubit shumësportësh, Klevis Kaso. Një ndeshje me shumë emocione ndaj Bashkimit të Prizrenit, teksa Flamurtari, për atë që dha në fushën e lojës, e meritoi suksesin, 65-61.

“Superkupa Mbarëkombëtare – thotë Kaso – është një trofe prestigjioz. Flamurtari e luan për vitin e dytë këtë trofe. Vjet ishte në finale, sivjet e meritoji duke arritur që vajzat ta sillnin këtë Superkupë në qytetin tonë të Vlorës”.

Kaso ka folur dhe për diferencat ekonomike mes basketbollit shqiptar dhe atij kosovar. Por gjithsesi Flamurtari e tregoi veten, teksa tanimë kërkon kampionatin shqiptar, Kupën e Shqipërisë, Superkupën e Shqipërisë dhe Ligës Unike.

“Në sportin e sotëm ekonomia është shtylla e ndërtimit të një skuadre solide. Megjithatë ne kemi një grup vajzash që luajnë për fanellë. Kemi bërë 2-3 afrime lojtarësh të huaja, të cilat bërtasin më fort se vetë shqiptarët, Flamurtari. Ne pretendojmë që të jemi fitues në trofetë në vazhdim”, ka nënvizuar Kaso.

Kjo pas Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit, ky është trofeu i dytë që Flamurtari merr këtë vit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme