Flamurtari triumfon në derbi

Futboll Vendi | 4 vite më parë

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila i ka luajtur të shtunën 3 takimet e para, ka vijuar të ulur të dielën me një tjetër takim të vlefshëm për javën e 10-të të saj, atë midis Flamurtarit dhe Orikun. Në duelin e zhvilluar pasdite në Stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, skuadra vendase ka ngadhënjyer me 3 gola në derbin bregdetar me fqinjët e Orikut.

Pjesa e parë e kësaj sfide, që është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur me rrjeta të paprekura, por, me fillimin e së dytës, është Flamurtari që kalon në epërsi me anë të Floresit. Në minutën e 66-të, është Xhonatan, i cili pati dhënë pasimin e fundit për golin e parë, ai që do të realizojë vetë të dytin.

6 minuta para fundit, Juri shënon edhe golin që vulos fitoren e Flamurtarit në shifrat 3-0. Me këtë fitore, kuqezinjtë e trajnerit Marselo Troizit korrin fitoren e 3-të radhazi, teksa ruajnë vendin e parë të renditjes, në kuotën e e 17 pikëve. Dy takimet e fundit të kësaj jave, Korabi-Dinamo dhe Luzi 2008-Tomori, luhen të hënën, duke nisur nga ora 13:00. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme