“Flasim”, Frederik Ndoci i ftuar nga kryeministri Edi Rama, kujtojnë lëvizjen studentore të viteve ’90

Këngëtari njohur Frederik Ndoci ka qenë i fturi i kryeministrit Edi Rama në episodin e 17-të të sezonit të 3-të, të PodKastit FLASIM, të titulluar “Ancora Vivo”.
Ndoci në intervistë tregon arsyen se pse la SHBA për t’u rikthyer në Shqipëri, ndërsa vlerësoi ndryshimet në vend.
“Unë jam një qytetar amerikan i lindur në Shkodër. Një ditë prej ditëve të bukura, më thotë djali, ne jetonim në Florida: “Perfekte do ishte të shkonim në Tiranë. Më mirë me qenë djali Federik Ndocit në Shqipëri, sesa qytetar amerikan”. Nuk janë elozhe dhe furça, jam i vetmi që nuk kam nevojë për elozhe. Ky vend, faleminderit që keni vënë dorë!” tha Ndoci.
Por në podkastin “Flasim” kryeministri Rama dhe këngëtari Ndoci, kujtuan më së shumti lëvizjen studentore të viteve 1990, e cila ngriti krye kundër regjimit famëkeq 46-vjeçar komunist. Në atë kohë të dy ishin studentë në Universitetin e Arteve.
Zoti Rama kujtoi sesi nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë, ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës, si dhe të liroheshin të burgosurit politikë, por Sali Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.
“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi.
Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: “Ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë” . Një prej tyre Kasem Trebeshina tha: Ikim se fëmija paska lindur i vdekur” kujton zoti Rama.
I pyetur nga kryeministri Rama nëse është e vërtetë se ka 35 mijë këngë në repertor, Ndoci u shpreh se në fakt ka 40 mijë. “400 i kam këngë të regjistruara vetë”, tha ai.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




