Flick e kërkon në skuadër, Ivan Perisic drejt Barcelonës

Spanjë | 2 vite më parë

Ivan Perisic te Barcelona është më shumë se thjesht një sugjerim. Duke i dhënë lamtumirën Hajdukut të Splitit pas krisjes me trajnerin Gennaro Gattuso, (i argumentuar si përjashtim për arsye disiplinore), ish-lojtari i Interit mund të transferohet në La Liga.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, zbulojnë nga Kroacia, do ta kishte thirrur për ta bindur të transferohej në Katalonjë: të dy kanë punuar së bashku në sezonin 2019-2020 te Bayerni i Mynihut, duke fituar Bundesligën dhe Ligën e Kampionëve.

35-vjeçari, i cili iu bashkua Dinamo Zagrebit me një marrëveshje njëvjeçare vetëm në korrik, luan si në të majtë ashtu edhe në të djathtë në frontin e sulmit. Duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ai është në të njëjtin rol si Nico Williams, blerja e të cilit, megjithatë, u bë e vështirë pas ardhjes së Dani Olmos në Barcelonë. Arsyeja? Kufizimet e vendosura nga “fair play” financiar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme