Florent Abrashi rrëfehet në Këndin e Radio Tiranës: Ja pse nuk konkurrova në Fest 62

Kulturë | 3 vite më parë

Këngëtari Florent Abrashi ka rrëfyer në këndin e Radio Tiranës pas performancës në “Natën Nostalgjike” se përse nuk mori pjesë si konkurrent në Festivalin 62 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

 “Vendosa t’ia dedikoj vetes. Kam ndërmarrë disa ndryshime të mëdha në jetën personale.

Kam lënë punën sepse më merrte kohë edhe pse ishte shumë e nevojshme për momentin”, u shpreh Abrashi.  

Ai ka shpjeguar se vendosi t’i dedikohet krijimeve personale.

“Por vendosa t’i dedikohem krijimeve personale, vetanake për mos me qenë një këngëtar i Live-it, apo që këndon këngë të të tjerëve edhe pse është shumë qejf, krenari, nder dhe privilegj sidomos për ta ndarë skenën si Festina.  

Kam filluar të merrem me aspektin fizik dhe mendor. Që prej pandemisë jemi futur në një fazë të çuditshme”, theksoi Abrashi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme