Fluks i shtuar në Muriqan , numri i hyrjeve më i lartë se ai i daljeve nga territori shqiptar

Kjo fundjavë ka shënuar lëvizje të lartë automjetesh në pikën e kalimit kufitarë të Muriqanit
Ditët e pushimit kanë bërë që shumë qytetarë nga Shqipëria por edhe nga Kosova të vizitojnë vendet turistike të Malit të Zi, por një shtim të lëvizjeve drejt territorit tonë janë ndikuar edhe nga festa e Kurban Bajramit.
“Jemi nga Prizreni dhe po shkojmë drejt Ulqinit për weekend meqë është Bajram kemi menduar të qëndrojmë 2-3 ditë” u shpreh një qytetar.
Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit pranë kësaj pike kanë kaluar rreth 10200 persona, 55000 në hyrje dhe 4700 në dalje me mbi 3500 automjete.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




