Fluks zgjedhësish, shtyhet orari i votimit për krerët lokalë të PD-së

Burime nga PD njoftojnë se vijojnë votimet për krerët lokalë të PD-së në Kurbin, Mat, Lushnje dhe Gramsh.
Komisioni ka zgjedhur të shtyjë mbylljen e qendrave të votimit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve.
Dhjetëra anëtarë të PD me të drejtë vote ndodhen ende në radhë për të votuar kandidatin e preferuar si kryetar të degëve lokale të PD.
Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri kur të votojë edhe demokrati i fundit, njoftojnë burime nga PD.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




