Foltorja e Partisë Demokratike, Berisha:10 shkurti është dita e kryengritjes tonë paqësore

Politikë | 9 muaj më parë

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha shpresa e shqiptareve është opozita ndaj dhe për të, protesta e lajmëruar të martën e 10 shkurtit është e rëndësishme pasi nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu apo partie por një betejë, siç tha ai, për të ardhmen e vendit.

“Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore. Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu. Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie. Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak. Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Kreu i Selisë Blu foli edhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Kurse sot Edi Rama, jo ai i perandorisë të së keqes siç ishte kampi socialist por ndaj BE, ëndrrës më të bukur evropiane të të gjitha kohërave do të na shkëpusë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri këto deklarata në takimin e radhës që zhvilloi me anëtarësinë e degës numër tetë dhe dhjetë në Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme