Fondi i Komunitetit, Bashkia mbështet në masën 50% projektet për vendosjen e ashensorëve në pallate

Pak ditë më parë ka nisur ndërtimi i kafazit të ashensorit në një pallat në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në njësinë administrative 9 në kryeqytet.
Pallati 7 katësh është ndërtuar në vitin 1997. Me kalimin e viteve banorët e kanë parë të nevojshme vendosjen e ashensorit.
Ndërkohë brenda pak ditësh pritet të përfundojë instalimi i ashensorit në një tjetër pallat në njësinë administrative 7 në Tiranë. I ndërtuar para vitit ’90, ky pallat është i transformuar tërësisht edhe me mbështetjen e Fondit të Komunitetit.
Prej shtatorit të vitit të kaluar përmes Fondit të Komunitetit banorët e pallateve në Tiranë mund të përfitojnë mbështetje financiare në masën 50 përqind për vendosjen e ashensorit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




