Forcat paqeruajtëse të OKB-së në Liban: Izraeli kërkon të na largojë me forcë

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban (UNIFIL) kanë deklaruar se një buldozer i ushtrisë izraelite ka shkatërruar kullën e vëzhgimit dhe një gardh rrethues të një pozicioni të OKB-së në Marëahin në Libanin jugor më herët sot.

“Përsëri, ne i kujtojmë IDF-së dhe të gjithë aktorëve për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë e personelit dhe pronës së OKB-së dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”, thuhet në deklaratën e UNIFIL.

Javën e kaluar, kryeministri Benjamin Netanjahu përsëriti thirrjen e tij për paqeruajtësit në Libanin jugor që të largohen nga zona të caktuara pranë kufirit izraelit, duke akuzuar Hezbollahun se përdor pozicionet e UNIFIL si mbulesë ndërsa sulmon Izraelin.

Gjithashtu, kryeministri izraelit hodhi poshtë si pretendimet se forcat izraelite kishin sulmuar bazat e UNIFIL-t.

“IDF ka kërkuar vazhdimisht që UNIFIL të lirojë pozicionet e saj përgjatë Linjës Blu dhe ka dëmtuar qëllimisht pozicionet e OKB-së. Pavarësisht presionit që po ushtrohet mbi misionin dhe vendet tona kontribuuese me trupa, paqeruajtësit mbeten në të gjitha pozicionet”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme