Forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Forcat ruse kanë arritur që të hyjnë në Kharkiv, në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët lokal. BBC shkruan se kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se automjetet e vogla ushtarake kishin depërtuar në qytet.
Para deklaratave të tij, disa pamje qarkulluan duke treguar disa makina ushtarake ruse që po lëviznin nëpër rrugët e qytetit verilindor. Z. Sinegubov iu ka kërkuar banorëve të qëndrojnë brenda, duke thënë se trupat ruse dukej se ishin në qendër të qytetit. “Mos dilni nga banesat! Forcat e Armatosura të Ukrainës po eliminojnë armikun. Civilëve u kërkohet të mos dalin në rrugë.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




