Forcat ruse stërviten për armët bërthamore

Botë | 5 vite më parë

Rusia ka bërë të ditur se forcat e saj janë ushtruar për përdorimin e sistemeve Iskander të raketave balistike të afta për të mbajtur koka bërthamore. 

Stërvitjet u zhvilluan të mërkurën në enklavën perëndimore të Kaliningrad, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë përgjatë bregut Balltik. 

Forcat ruse u ushtruan për sulme të simuluara të vetme dhe të shumëfishta ndaj shënjestrave që imituan lëshuesit e sistemeve raketore, aerodrome, infrastrukturë të mbrojtur, pasjijse ushtarake dhe pikave kontrolluese të njësive ushtarake të armikut, raportoi ministria ruse e mbrojtes. 

Pasi performoi lëshime elektronike, personeli i ushtrisë ndërmorri një manovër për të ndryshuar pozicionin e tyre në mënyrë që të shmangej një sulm i mundshëm hakmarrës, shtoi kjo ministry. Në stërvitje morën pjesë më shumë se 100 trupa. 

Forcat bërthamore ruse u vunë në gadishmëri të lartë pas pushtimit të Ukrainës në datën 24 shkurt dhe presidenti Vladimir Putin ka paralajmëruar për një kundërpërgjigje të shpejtë si rrufeja nëse perëndimi ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në konfliktin e Ukrainës. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme