Forcat Speciale, stërvitje e përbashkët me trupat amerikane

Forcat Speciale shqiptare vijojnë traditën e stërvitjes “Joint Combined Exchange Training”, me trupat e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale në Evropë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu publikoi në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje e përbashkët.
“Operatorët specialë të të dy vendeve po punojnë vazhdimisht mbi detajet e ndërveprimit në operacionet e përbashkëta, kryesisht në goditje objekti dhe teknikat e luftimit në zonat e banuara”, u shpreh ministri.
Në stërvitjen e koduar “Joint Combined Exchange Training”, trupat elitarë shqiptarë e amerikanë, vepruan si një njësi e vetme gjatë luftimit në qendrat e banuara dhe goditjes së objektit.
Gjatë stërvitjes u realizua qitje e avancuar si dhe u testua dhënia e ndihmës së shpejtë në fushën e luftimit.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




