Forcat ukrainase kundërofensive në Kharkiv, Ganchev thirrje për evakuim

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përshëndetur “lajmet e mira” nga rajoni verilindor i Kharkivit, pasi një kundërofensivë e befasishme detyroi zyrtarin pro-Kremlinit të bënte thirrje për evakuime.

Kreu i administratës së qytetit Kupiansk, Vitaly Ganchev, i instaluar nga Rusia, u bëri thirrje grave dhe fëmijëve të evakuonin qytetin ndërsa forcat ukrainase po afroheshin.

Ganchev tha se qyteti është vazhdimisht nën terror. Zyrtarët ukrainas nuk kanë pranuar të komentojnë ofensivën në verilindje të Ukrainës. Edhe zyrtarët rusë kanë qëndruar të heshtur për zhvillimet në rajonin e Kharkiv.

Operacioni u projektua për të kapur forcat ruse në befasi, pas intensifikimit të konfliktit në jug të Ukrainës pranë qytetit të Kherson. Në javët e fundit, Rusia ridislokoi disa forca në jug për të forcuar radhët e saj përpara kundërofensive ukrainase në rajonin e Khersonit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme