Forcohen kapacitetet e Policisë së Shtetit me pajisje moderne në kuadër të projektit EU4FAST

Aktualitet | 5 muaj më parë

Policia e Shtetit ka përfituar pajisje dhe mjete logjistike bashkëkohore në kuadër të projektit EU4FAST, me synim forcimin e kapaciteteve operacionale dhe hetimore në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe kontrabandimit të emigrantëve.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë përfaqësues të Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasada Franceze, ambasadave partnere të projektit, si dhe përfaqësues të organizatave dhe strukturave të angazhuara në zbatimin e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimi Evropian, duke theksuar se donacioni do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve për hetimin e krimit kibernetik, menaxhimin e kufijve dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas Policisë së Shtetit, pajisjet e dorëzuara përfshijnë licenca të programit “Mercure” për hetimin e krimeve kibernetike dhe analizën e riskut, skanerë portativë CTMS për dokumente dhe pajisje për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, një furgon të dedikuar për transportin e emigrantëve, si dhe një automjet në mbështetje të hetimeve të Policisë Shkencore në vendngjarje.

Përmes projektit EU4FAST, Bashkimi Evropian synon të vijojë mbështetjen për forcimin e strukturave ligjzbatuese, menaxhimin e kufijve dhe bashkëpunimin gjyqësor, në funksion të goditjes së rrjeteve kriminale, mbrojtjes së personave vulnerabël dhe garantimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme