Formimi i qeverisë në Afganistan, Baradar pritet të marrë drejtimin e shtetit

Bashkëthemeluesi i talibanëve dhe udhëheqësi politik i lëvizjes, Mullah Abdul Ghani Baradar, do të udhëheqë Qeverinë e re në Afganistan, raporton Reuters. Sipas agjencisë së lajmeve, Mullah Mohammad Yaqoob, djali i themeluesit të ndjerë të talibanëve dhe udhëheqësit shpirtëror të tyre, Mullah Mohammad Omar, do të marrë një pozitë të lartë në Qeveri. Ndërkohë një zëdhënës i talibanëve i tha agjencisë së lajmeve AFP se shpallja e administratës së re nuk do të ndodhë deri më 4 shtator.
Shumë udhëheqës botërorë janë duke pritur për të parë nëse veprimet e administratës së ardhshme talibane do të jenë në përputhje me premtimet e grupit islamik, se ai do të jetë më i moderuar se gjatë sundimit brutal të tij, në periudhën 1996-2001. Një zëdhënës i talebanëve ka njoftuar se Kina ka premtuar se do të mbajë hapur ambasadën e saj në Afganistan dhe do të rrisë ndihmën humanitare për vendin e shkatërruar nga lufta. “Zëvendësministri i Jashtëm kinez ka thnë se ata do të mbanin ambasadën e tyre në Kabul, duke shtuar se marrëdhëniet do të forcoheshin në krahasim me të kaluarën. Afganistani mund të luajë një rol të rëndësishëm në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit”, tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




