Formula 1, Aston Martin premton veturë kompetitive për Alonso-n

Shtëpia automobilistike “Aston Martin” më 13 Shkurt pritet që të zbulojë veturën e re, e cila do të ngitet nga Fernando Alonso dhe Lance Stroll.
Në një intervistë të publikuar në portalin e shoqërisë, drejtori teknik, Eric Blandin ka zbuluar se mjeti i ri do të jetë kompetitiv dhe shumë ndryshe nga i vitit të kaluar.
“Kemi implementuar disa inovacione të zgjuara në veturë, ato janë si qershia mbi tortë. Kemi gjetur disa hapësira në rregullore dhe kemi përmirësuar së tepërmi projektin. Kur niset një projekt i ri pengesa më e madhe qëndron te makina e një sezoni më parë dhe ne me këto hapësira që kemi gjetur në rregullore kemi mundur të evitojmë këtë pengesë”, tha ish-shefi i aerodinamikës i Mercedes-it.

(Eric Blandin)
Mes të tjerash Eric Blandin pohoi se modeli i ri i Aston Martin i quajtur “AMR23” do të ketë ndryshime rrënjësore: “Kemi ndryshuar 90% të pjesëve të veturës krahasuar me një vit më parë dhe rreth 95% të anës aerodinamike”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




