Formula 1, kualifikueset për Karlos Sainz

Formula 1 | 4 vite më parë

Karlos Sainz është fituesi i kualifikueseve në Çmimin e Madh të Belgjikës në Formula 1, që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, ashtu sikurse do të vijë të dielën gara në ora 15:00. Spanjolli i Ferrarit fiton kualifikueset në shpinë të Verstapen, që në fakt ishte i penalizuar, kjo së bashku me Lëklerk dhe pesë pilotë të tjerë. Dhe arsyeja e penalizimit të holandezit, që në fakt do të duhet të ishte i pari në përfundim të kualifikueseve, ashtu sikurse kishte dhe pozicionin real, ishte zëvendësimi i motorit dhe të pjesëve të tjera të makinës.

Rreshti i dytë për Perez, por edhe Alonso e Hamilton. Koha e katërt dhe e pestë më e mirë e kualifikueseve ishte për Lëklerk dhe Okon, që do të vendosen në rreshtin e fundit për shkak të penalizimit të dhënë nga gjyqtaria në Çmimin e Madh të Belgjikës. Rasëll dhe Albon plotësojnë rreshtin e tretë, ndeërsa Riçiardo dhe Gasly, të eleminatuar në seksionin e dytë të kualifikueseve, ndodhen në të katërtin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme