Formula 1: Makina e ndërtuar me “lego”, thyhet rekordi

Formula 1 | 5 vite më parë

Për të promovuar organizimin për herë të parë në Arabinë Saudite të një gare të Formulës 1, Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, që do të mbahet në fillim të dhjetorit të këtij viti, është ndërtuar ditët e fundit edhe makina më e madhe e formuar me elementët “Lego”.

Madje ajo është certifikuar edhe nga Libri i rekordeve botërore “Guinness”. Në fakt, kanë qenë më tepër se 500,000 elementë që janë ndërthurur nga profesionistë të ndërtimit me “Lego” në Kompleksin Tregtar “Deti i kuq” në Xhiddah, duke thyer rekordin e mëparshëm nga “Ferrari” në 2019-ën, që e pati ndërtuar makinën me 350,000 elementë.

Në fakt, Çmimi i Madh i Arabisë Saudite do të ofrojë një nga pistat më të shpejta të Botërorit të Formulës 1.

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme