FORMULARET/ Primaret, PD nis nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, afati për regjistrim deri më 6 nëntor

Politikë | 4 vite më parë

Primaret për zgjedhjen e kandidatëve demokratë për kryebashkiakë në zgjedhjet vendore, PD-ja, si strategji, duket se do t’i nisë sipas peshës elektorale që përmbajnë bashkitë kryesore në vend, duke filluar që nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi.

Këto 3 qytete përbëjnë dhe sfidat reale për të gjitha forcat politike në vend, pasi shprehin edhe tendencat për peshën elektorale të partive në rang vendi.

Paralelisht me bisedimet për të dalë me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje mes 2 grupimeve në PD, ka filluar edhe shpërndarja e formularëve dhe e dokumentacionit, që do të duhet të plotësojë çdo kandidat për të marrë pjesë në garën e primareve.

Sipas këtij formulari, shoqëruar me rregullat dhe kërkesat për kandidim, kandidatët fillimisht duhet të deklarojnë se nuk kanë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH-së, si dhe tu përgjigjen pyetjeve nëse ndaj tyre është lëshuar ndonjëherë urdhër arresti ndërkombëtar, apo janë marrë ndonjëherë masa e dëbimi nga një shtet i huaj.

Primaret duhet të përfundojnë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur pritet të mbahen edhe votimet.

Afati për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë në garë është data 6 nëntor dhe pas kësaj kandidatët kanë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë. Kryetare e komisionit të operacioneve elektorale do të jetë, Albana Vokshi. /rtsh.al/

 

Berisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dhe


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme