Forumi IX-të Global në Azerbajxhan, Berisha: Deklaratat e Vuçiç mbajnë hapur konfliktin me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Forumin e IX-të Global në Azerbajxhan, ka folur për sigurinë në rajon që sipas tij është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte. Berisha solli në vëmendje vizitën e Presidentit të Serbisë në veri të Kosovës tre vite më parë dhe deklaratat e bëra nga ky i fundit në Parlament, që sipas tij, mbajnë hapur konfliktin me Kosovën. Ai shtoi se arritja e një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës është jetësore. Më tej, Berisha theksoi se një çështje për ndryshimin e kufijve do “hapte kutinë e Pandorës” në rajon.
“Plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantaza e ultanacionalizmit të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin. Së dyti, një ndikim i fortë rus në rajon, së treti krimi i organizuar me lidhje me pushtete autokratike, me korrupsion. Unë besoj se pavarësisht hapit të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit ende për sa i përket sigurisë do thosha se është shumë larg pozivionit ku duhet të ishte. Disa prej arsyeve janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit, të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin. Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtetet autokratike.
Tre vjet më parë Presidenti i Serbisë vizitoi veriun e Kosovës. Tre ditë në çdo takim ai u shpreh hapur se Serbia do zgjerohet do bëhet më e madhe. I njëjti president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën, kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull. Nëse qëndron kështu, ti e mban konfliktin të vazhduar. Nëse atje shkojnë armë ruse e kineze në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.
Një marrëveshje mes Serbisë e Kosovës është jetësore. Një iniciativë ka shkuar kot e ka dëmtuar procesin, ka qenë iniciativë për të ndryshuar kufijtë, për të bërë ndryshim kufijsh me vija të pastra etnike, për shkak të tre komunave serbe e tre shqiptare në jug të Serbisë. Por një projekt i tillë i mbështetur nga rusët do hapte kutinë e Pandorës për rajonin”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




