Moska: Kemi ndalur 600 dronë ukrainas, synonin të godisnin kryeqytetin rus

Botë | 13 minuta më parë

Mbrojtja ajrore ruse ka bërë të ditur se ka ndalur 600 dronë ukrainas që fluturonin drejt Moskës, ndërsa është goditur ura që lidh Rusinë me Krimenë përmes ngushticës së Kerçit .

Sulmet ruse kanë shkaktuar ndërprerje të reja të energjisë në gjashtë rajone ukrainase, bëjnë të ditur zyrtarët rusë.

Më herët presidenti amerikan, Donald Trump tha se “Putin po tërhiqet paksa për Ukrainën, ai mund të ishte më i ashpër”,.

Presidenti amerikan tha se po planifikon të flasë për luftën e Rusisë në Ukrainë gjatë takimit të shumëpritur me Xi dhe Putin në Kinë, pavarësisht konfirmimit të mëparshëm të administratës së tij se situata në Ukrainë nuk do të diskutohej.

Udhëtimi i tij në Azi, që fillon në Manila dhe vazhdon në qendrën teknologjike kineze të Shenzhenit, i jep Trump-it mundësinë të ndryshojë narrativën nga problemet e brendshme, përfshirë problematikat e udhëtimit ajror dhe pasojat e zgjedhjeve të mesit të mandatit në nëntor, ku partia e tij humbi të dy dhomat e Kongresit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme