Forumi Veror i Davosit, diskutime mbi bashkëpunimin për zhvillimin e ekonomisë botërore

Botë | 3 vite më parë

Forumin Veror i Davosit mbylli punimet këtë të enjte (29 qershor). Ai zhvillua në në qytetin Tianjin të Kinës Veriore.

Në forum morën pjesë më shumë se 1 500 politikanë, biznesmenë dhe studiues nga afro 100 vende e rajone anembanë botës, ndërsa pjesë mori edhe Kryeministri kinez Li Qiang.

Ky i fundit u shpreh se nën drejtimin e konceptit të presidentit Xi Jinping për krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, duhet të zbatojmë së bashku nismat e zhvillimit, të sigurisë  dhe të qytetërimit global e të përpiqemi të ndërtojmë një botë më të mire.

Li theksoi se, në 10 vjetët e fundit, Kina ka qenë një forcë e rëndësishme nxitëse e rritjes së ekonomisë botërore e në të ardhmen do të vijojë t’i japë shtysë të fortë mëkëmbjes e rritjes së ekonomisë globale.

Gjatë sesionit të fundit të forumit, drejtorja e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Ngozi Okonjo-Iëeala u shpreh se Kina ka vazhduar të promovojë hapjen, ka mbështetur sistemin tregtar shumëpalësh dhe ka pasur arritje të jashtëzakonshme në ecurinë e zhvillimit të saj.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se OBT-ja pret të punojë nga afër me Kinën për të dhënë ndihmesë të mëtejshme në reformimin e OBT-së dhe mbrojtjen e sistemit tregtar shumëpalësh.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme