FOTO/ 5 vite pas zjarrit shkatërrues, Notre Dame do të hapet sërish për publikun në vitin 2024

Pesë vjet pas zjarrit shkatërrues, Notre Dame është planifikuar të rihapet për publikun në vitin 2024 , ndërsa puna e restaurimit në katedralen historike Notre-Dame vazhdon.
Një zjarr shpërtheu në monument më 13 prill 2019, duke shkaktuar shkatërrim masiv. Kujtimet e zjarrit të madh janë ende të freskëta. Çatia e mrekullueshme e tempullit u shkatërrua plotësisht.
Për ditë të tëra, rrjetet televizive nga e gjithë bota transmetuan pamjet e trishta nga zemra e kryeqytetit francez. Menjëherë pas zjarrit, donatorët nga e gjithë bota u zotuan të mbledhin një miliard euro për punën e rindërtimit. Që atëherë, një projekt i madh restaurimi është kryer në monument me synimin për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme.
Qeveria franceze planifikon të përfundojë punën e restaurimit në vitin 2024 , në mënyrë që Notre Dame të mund të vizitohet përsëri, përpara Lojërave Olimpike që do të mbahen në kryeqytetin francez nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024./ CNN.gr





/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




