Foto/ Zjarri në kishë që u mori jetën 41 personave, dëshmitarët: Dëgjuam zhurmë, njerëzit po binin mbi njëri-tjetrin

Një zjarr ka përfshirë një kishë në Giza të Egjiptit. 41 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Sipas BBC, 5 mijë besimtarë ishin mbledhur për meshën në Kishën Abu Sifin në Giza në momentin që shpërtheu zjarri që i mori jetën 41 personave, mes të cilëve 18 fëmijë, të moshës nga 3 deri në 16 vjeç.
Shërbimet zjarrfikëse thanë se shkaku i saktë i zjarrit mbetet i paqartë. Disa nga dëshmitarët kanë rrëfyer momentet e tmerrit. “Njerëzit po mblidheshin në katin e tretë dhe të katërt, dhe ne pamë tym që vinte nga kati i dytë. Njerëzit nxituan të zbrisnin shkallët dhe filluan të binin njëri mbi tjetrin. Pastaj dëgjuam një zhurmë dhe shkëndija dhe zjarr që dilnin nga dritarja”, tha Yasir Munir. “Energjia ishte jashtë dhe ata po përdornin një gjenerator. Kur u kthye energjia, shkaktoi një mbingarkesë”, tha At Farid Fahmy.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




