Fotot/ Imazhi i ri i galaktikave që përplasen parashikon fatin e Rrugës së Qumështit

Botë | 4 vite më parë

Një imazh i ri i teleskopit tregon dy galaktika që rrezikojnë të përplasen duke parashikuar fatin e Rrugës së Qumështit. Teleskopi Gemini North, i vendosur në majën e Maunakea në Hawaii vuri re galaktikat spirale ndërvepruese rreth 60 milionë vite dritë larg në konstelacionin e Virgjëreshës të cilat do të bashkohet në një duke parashikuar fatin e Rrugës së Qumështit.

Çifti galaktik NGC 4567 dhe NGC 4568, të njohura edhe si galaktikat Flutura, sapo kanë filluar të përplasen. Në 500 milionë vjet, dy sistemet kozmike do të përfundojnë bashkimin e tyre për të formuar një galaktikë të vetme eliptike.

Ndërsa galaktikat bëhen më të ngatërruara, forcat gravitacionale do të çojnë në ngjarje të shumta të formimit intensiv të yjeve. Strukturat origjinale të galaktikave do të ndryshojnë dhe shtrembërohen.

Me kalimin e kohës, ata do të kërcejnë rreth njëri-tjetrit në rrathë që bëhen gjithnjë e më të vegjël. Kjo valle e lidhur fort do të tërheqë dhe shtrijë rrjedha të gjata gazi dhe yjesh, duke përzier dy galaktikat së bashku në diçka që i ngjan një sfere.

Me kalimin e miliona viteve, kjo ngatërresë galaktike do të konsumojë ose shpërndajë gazin dhe pluhurin e nevojshëm për të shkaktuar lindjen e yjeve, duke bërë që formimi i yjeve të ngadalësohet dhe përfundimisht të pushojë.

Vëzhgimet e përplasjeve të tjera galaktike dhe modelimi kompjuterik u kanë dhënë astronomëve më shumë prova se bashkimet e galaktikave spirale krijojnë galaktika eliptike.

Pasi çifti të bashkohet, formacioni që rezulton mund të duket më shumë si galaktikë eliptike Messier 89, e vendosur gjithashtu në yjësinë e Virgjëreshës. Tani, galaktika është shtëpia e yjeve më të vjetër dhe grupimeve të lashta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme