FOTOT- Kishte humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës, policia dhe alpinistët gjejnë turisten franceze

Policia dhe një grup i përbërë nga alpinistë me përvojë, ka mundur të shpëtojë një turiste franceze, e cila rezultonte e humbur prej disa ditësh në Malin e Çikës.
Ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Turistja me origjinë nga Franca kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale, duke publikuar pamjet nga momentet e shpëtimit të turistes nga Franca, u shpreh se ky është një ‘lajm i mirë’.
“Lajm i mirë. Turistja franceze e cila kishte humbur kontaktet prej disa ditësh në Malin e Çikës, është mirë dhe po kthehet bashkë me shërbimin e shpëtimit dhe me alpinistët, të cilët u angazhuan për gjetjen e saj. Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit”, shkruan Balla.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




