FOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një lajm të mirë për shqiptarët, ndërsa ka publikuar disa foto ku njofton nisjen e punimeve për hekurudhën Tiranë-Durrës.

“NIS PUNA për Hekurudhën e re Tiranë – Durrës me largimin e shinave të vjetra”, shkruan kreu i qeverisë.

Nisja e këtyre punimeve vjen pas miratimit të vendimit që jepte lejen e ndërtimit që kaloi në Këshillin Kombëtar të Territorit në datë 21 tetor. Ky vendim parashikonte dhënien “Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

Linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa, e cila u shpall fituese një vit më parë ndërkohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar ngakredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

FOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës, RamaFOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës, RamaFOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës, RamaFOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës, RamaFOTOT/ Nis puna për hekurudhën e re Tiranë-Durrës, Rama

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme