Fraktura nga ngricat në Korçë-40 raste në 72 orë, mjekët thirrje të bëhet kujdes

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 40 persona me trauma dhe fraktura janë paraqitur në 72 orët e fundit në urgjencat e spitaleve Korçë, Pogradec e Devoll si pasojë e rrëshqitjes në akull.

E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të pranisë së madhe të shtresave të akullit në rrugë, trotuare dhe blloqet e pallateve.

Dy nga rastet e paraqitura në Korçë e Pogradec janë nisur në Tiranë pasi kanë pasur thyerje të rënda. 

Personat që kanë pësuar fraktura kryesisht janë të moshuarit për të cilët mjeku ortoped thotë se duhet të kenë më tepër kujdes, pasi rrëzimet tek këto mosha shkaktojnë dëme të parikuperueshme. 

Sipas të dhënave në bashkitë Maliq dhe Kolonjë nuk ka pasur persona të paraqitur pranë qendrave shëndetësore me probleme të tilla edhe pse në këto qytete prania e akullit nuk mungon. 

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme