Franca do të japë edhe mbi 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën

Botë | 5 vite më parë

Franca do të jap edhe mbi 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë për mediat.

“Përballë situatës në Ukrainë, të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, thuhet në deklaratë. Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihmë urgjente në Ukrainë, e cila përfshin tenda, batanije dhe çanta gjumi, në Ukrainë. Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme