Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kjo u bë e ditur nga presidenti Emmanuel Macron, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas, Zelensky.
Macron përsëriti “shqetësimin e tij të fortë” për bombardimet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe “situatën e padurueshme” në qytetin port juglindor të Ukrainës, Mariupol, njftoi presidenca franceze në deklaratën e saj.
Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, raportoi Reuters.
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse goditën rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës të shtunën, por nuk arritën të kapnin tre zona të synuara. Moska tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, si dhe dërgesat e armëve në Ukrainë, po pengonin negociatat e paqes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




