Franca mban zgjedhjet presidenciale

Qytetarët francezë u janë drejtuar këtë të diel kutive të votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Pritshmëritë janë që të ketë garë të fortë mes presidentit aktual Emmanuel Macron dhe kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen.
Qendrat e Votimit që do të qëndrojnë të hapura për rreth 48.7 milionë njerëz që do të zgjedhin mes 12 kandidatëve deri në orën 18.00, do t’i lënë vendin verifikimit të votimit që sipas analistëve edhe mund të mos mbyllet që në raundin e parë, pavarësisht përparësisë së gjetur nga sondazhet për Macron.
Fushata e zhvilluar në pikun e angazhimeve të politikës ndërkombëtare e specifikisht të Macronit në frontin Rusi Ukrainë, tregon se një fitore e Macronit do të thoshte një vazhdimësi për Francën, ndërsa një fitore e Le Pen do të nënkuptonte ndryshime të mëdha.
Duke e parë Francën si një nga fuqitë kryesore ushtarake të bllokut europian pas largimit të Britanisë, analistët gjykojnë se një fitore e Le Pen do ta përplaste Francën me partnerët e Bashkimit europian.
Shqetësimet kryesore për votuesit, sipas sondazheve, janë rritja e madhe e çmimeve të energjisë dhe rritja e inflacionit.
Sondazhet po ashtu tregojnë se votuesit janë të pakënaqur me politikat ekonomike të Macronit, edhe pse niveli i papunësisë është më i ulëti ndër vite.
Po ashtu, mënyra sesi Macron ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit, pritet të luajë rol në këto zgjedhje, pavarësisht se kufizimet kundër COVID-19 pothuajse janë hequr të gjitha.
Nga ana tjetër një fitore e Macronit do ta bënte atë Presidentin e parë në detyrë që fiton sërish një mandat të dytë Zhak Shirak në 2002.
Një balotazh i mundshëm nëse rezultatet nuk janë të mjaftueshme për asnjë nga 12 kandidatët do të mbahet më 24 prill, ndërkohë që sondazhet e opinionit publik parashikojnë se shefi i Elisezë pritet të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve, edhe pse gara përballë Le Pen pritet të jetë e ngushtë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




