Francë, përjashtohet izolimi i detyruar për të moshuarit

Franca përjashtoi sot masën e një izolimi të detyruar të të moshuarve, si mënyrë për të frenuar përhapjen e epidemisë së COVID-19. “As që bëhet fjalë që të kemi një izolim të detyruar për të moshuarit”, siguroi zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal, gjatë një programi të transmetuar nga radioja “Europe1”, e përditshmja “LesEchos” dhe kanali televiziv “Cneës”.“Së pari, sepse, nga ana etike, do të ishte objektivisht e ndërlikuar. Së dyti, sepse nganjëherë do të thotë të injorosh situatën e shumë të moshuarve, që nuk jetojnë vetëm dhe të cilët ndonjëherë jetojnë me disa breza të së njëjtës familje, në të njëjtën banesë”, shtoi ai. Zëdhënësi vuri në dukje, gjithshtu, se 30% e të shtruarve aktualisht në kujdes intensiv janë nën 60 vjeç. Franca nga fillimi I pandemisë ka regjistruar 1,748,705 të prekur me covid-19 dhe 40,169 vdekje.
Në botë numri i të prekurve ka arritur të dielën në 50,3 milionë dhe numri i viktimave shkoi mbi 1,2 milionë njerëz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




