Franko Burraj, jo më larg se gjysmëfinalja

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Franko Burraj nuk shkon më shumë se sa raundi i dytë në Kampionatin Botëror të Sallave të Mbyllura në Atletikë. Në baterinë e parë kualifikuese të raundit gjysmëfinal, Burraj ishte në korsinë e dytë dhe në përfundim ka dhënë kohën 46”68. Dhe vendi i gjashtë në baterinë e parë kualifikuese, ndërsa me rregull për në finalen e së shtunës kualifikohen tre të parët e çdo eliminatore.

Megjithatë paraqitja e tij nuk mund të konsiderohet e keqe, aq më tepër që në garat e paradites dha rezultatin më të mirë të sezonit për garat dimërore, 46”86. Tanimë do të përqendrohet për garat e verës me shpresën se do të mund të jetë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Me ftesë, apo i kualifikuar me normë do të duhet pritur, ndërsa Burraj gjasat i ka të mira. Në renditjen e përgjithshme, Burraj në gjysmëfinalen e Botërorit u rendit i njëmbëdhjeti mes 12 konkurrentëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme